Tayna mahnit me interpretimin në një ‘freestyle’ të ri

PUBLIKUAR

Rap-artistja shqiptare, Doruntina Shala – Tayna, këtë vit ka qenë tejet aktive me këngë të reja.

Ajo solli disa projekte të suksesshme, në mesin e tyre pati edhe bashkëpunime me emra të njohur.

26-vjeçarja së fundmi ka prezantuar një ‘freestyle’ për fansat, të cilin e ka shoqëruar edhe me video.

Foto: Screenshot/YouTube

Krijuesja e hitit “Columbiana” ka bërë një interpretim të mahnitshëm, që nuk ka dyshim se në të kishte edhe ‘diss’-a drejtuar kolegëve të estradës.

Ajo po ashtu shquhet për vokalin e veçantë dhe merr vëmendje në secilën paraqitje që bën.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja ka arritur mbi katër vite karrierë dhe në secilin moment ka qenë në top formë.

Tayna sivjet ishte e angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...