Tayna ftohet në Brazil për të kënduar nga ylli i Realit, Vinicius Jr.

PUBLIKUAR

Reperja shqiptare, Doruntina Shala e njohur me emrin e artit, Tayna, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Ajo tashmë padyshim se ka kaluar kufijtë, projektet e së cilës përveç sukseseve të mëdha në vendin tonë janë duke u shpërndarë dhe dëgjuar në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi, projektin e saj të fundit e njëherësh të ri “Sicko”, u bë e ditur se e ka dëgjuar edhe sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, i cili publikoi një postim në rrjetet sociale.

Ky i fundit duket se vazhdon të jetë në kontakt akoma me këngëtaren shqiptare, pasi e ka ftuar atë të këndojë në Brazil.

Në opsionin pyetje- përgjigje të Doruntina Shalës në Instagram, Junior i ka thënë 23-vjeçares se dëshiron një shou në Brazil dhe një përgjigje nga ana e saj nuk ka munguar.

Ylli i Realit, Vinicius Jr. shpërndan këngën "Sicko" dhe etiketon Taynan në profilin e tijYlli i Realit, Vinicius Jr. shpërndan këngën “Sicko” dhe etiketon Taynan në profilin e tij

“Organizoje atëherë”, ka qenë përgjigja e Taynës.

Ylli i Realit, Vinicius Jr fton Taynën në Brazil për të kënduar (Foto: Instagram)

Sakaq, edhe pse jemi në fund të këtij viti, Tayna është akoma duke punuar në projekte të reja dhe së shpejti pritet të prezantohen para publikut.

“Sicko” përndryshe ka kaluar shifrën e 9.5 milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...