Tashmë është parashikuar koha kur do të merret vendimi për 115 akuzat e Man Cityt

PUBLIKUAR

Një përditësim i rëndësishëm ka ardhur në lidhje me rastin e Manchester City, që përfshin 115 akuza për shkelje të rregullave financiare. 

 Seanca gjyqësore, e cila filloi në shtator 2023, përfundoi më 6 dhjetor pasi u dëgjuan argumentet përfundimtare.  

Tifozët dhe palët e interesuara në futbollin anglez tani janë duke pritur një vendim që mund të ketë implikime të gjera për sportin. 

Akuzat, të parashtruara nga Liga Premier në shkurt 2023, qëndrojnë në pretendimet se Manchester City ka shkelur rregullat financiare gjatë një periudhe nëntëvjeçare, nga viti 2009 deri në 2018.

Klubi ka qenë i qëndrueshëm në mohimin e çdo faji, duke deklaruar se nuk ka shkelur ndonjë rregull. Nga ana tjetër, Liga Premier pretendon se ka mbledhur prova shtesë, duke përfshirë email-e të klubit, që u zbuluan nga gazeta gjermane Der Spiegel, të cilat u përdorën më parë në rastin e UEFA-s kundër klubit.

Vlen të përmendet se Manchester City më parë ishte gjykuar fajtor nga UEFA, por vendimi u anulua pas një ankese të paraqitur nga klubi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila hoqi dënimet e vendosura.  

Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin

Lexo po ashtuVjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin

Sipas një raporti të The Athletic, një panel i pavarur i përbërë nga tre persona po rishqyrton rastin dhe po merr një vendim përfundimtar. 

 Ndërsa nuk është konfirmuar ende një datë e saktë për njoftimin e vendimit, rezultati po pritet me padurim, pasi mund të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e Manchester Cityt, por edhe në integritetin e Ligës Premier. 

Bota e futbollit mbetet në pritje, pasi vendimi i panelit mund të vendosë jo vetëm të ardhmen e Manchester Cityt, por edhe të ndikojë në mënyrën si zbatohen rregullat financiare në futbollin anglez./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Reali i kthehet fitoreve, e mposht Levanten në La Liga

Real Madridi ka arritur fitoren ndaj Levantes në “La Liga”.   Ndeshja u mbyll me rezultat...

“Vështirë të luash çdo tri ditë”, Amir Rrahmani për orarin e ngjeshur dhe ndeshjen ndaj Interit: Luajtëm mirë…!

Napoli dhe Interi nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në kuadër...

S’ka lëndim për Rodrygon, do të luajë nesër në “El Clasico”

“El Clasico” në finalen e Superkupës së Spanjës do të luhet përsëri. Real Madridi, do...