Tash një vit dyshohet për gaz natyror në Lipjan, shpejtë dalin rezultatet

PUBLIKUAR

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës i cili bënë hulumtime dhe vlerësime të resurseve minerale, ujërave nëntokësore dhe gjeotermale, ka pranuar se janë marr mostrat në Torinë të Lipjanit, në vendet ku dyshohet për daljen e gazit natyror.

E kjo, pas disa shpimeve që u bënë aty, në kërkim të ujit.

Thonë se SHGJK, para një viti ka qenë në dijeni dhe e ka monitoruar daljen e gazit natyror me qëllim të marrjes së informacioneve dhe studimit profesional në këtë zonë, raporton lajmi.net.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shërbimit  Gjeologjik te Kosovës, Fidaim Sahiti ka thënë për lajmi.net se duke u bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj, SHGJK-së pas marrjes së informatës për hapjen e pusit për kërkimin e ujërave nëntokësor në fshatin Torinë në Komunën e Lipjanit, bashkë me zyrtarët e KPMM-së ka dalë në vendin e ngjarjes për ta ekzaminuar fenomenin a daljes së ujit me presion.

“Shërbimi Gjeologjik i Kosovës me stafin  e tij profesional është duke e monitoruar daljet e ujit me presion dhe daljet tjera të gazit natyrorë, dhe pas studimeve të tërësishme do të dalë me raport përfundimtar profesional për karakteristikat gjeologjike, shkaqet dhe fenomenin e daljeve të gazit natyrorë, për të informuarin institucionet e Republikës së Kosovës dhe publikun”, ka thënë Sahiti për lajmi.net.

Madje ai pranoi se në këtë zonë, duke iu referuar Lipjanit, sipas tij raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë.

“Për informimin tuaj mund të konfirmoj se, gjatë hulumtimeve gjeologjike për qymyr në këtë zonë,  në vitet 80 deri në vitet 90, janë realizuar shumë shpime kërkimore për hulumtimin e qymyreve dhe raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë të daljes së gazit natyrorë  me presion dhe kapacitet më të ulët,  kur dihet fakti se kjo zonë i përket basenit qymyr mbajtës të Kosovës”, ka shtuar ai më tej.

Përndryshe, ditë më parë lajmi.net ka qenë në vendin e ngjarjes në Torinë të Lipjanit, ku edhe janë kontaktuar pronarët e tokave të cilët me shumë bindje pranonin se aty ka gaz të pastër.

Por, ata ndihen të lënë pas dore nga Shteti, pasi siç u shprehën ata, askush nuk është duke iu dhënë një përgjigje konkrete për këtë rast. Ani pse, ka më shumë se një vit që njëri nga ta e kishte hetuar që nga toka e tij, po del gaz natyror./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...