Dy vetura private, në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Podujevë, janë djegur të dielën pas mesnate, nga persona të pa njohur, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Një veture me targa civile i është vënë flaka nga dy persona të dyshuar, ende të paidentifikuar nga Policia. Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, të dielën rreth orës 00:01, transmeton Gazeta Express, raportin e Policisë.
“Raportohet se të dyshuar të panjohur, për shkaqe të pa njohura i kanë vënë zjarrin veturës Golf II me targa civile pronë e viktimës mashkull K- Shqiptar. Njësiti i zjarrfikësve ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka arrit ta lokalizoj zjarrin. Si pasoj e zjarrit vetura është dëmtuar tërësisht, dhe sipas viktimës vlera e dëmit te shkaktuar arrin rreth 2000 euro. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, njofton Policia.
Në të njëjtën kohë, sipas policisë zjarri iu është vënë, nga persona të panjohur, edhe një veture tjetër me targa civile në Prishtinë.


