Tanjug e kishte quajtur kriminel Haradinajn, jo Lista Srpska

PUBLIKUAR

Një pjesë e mediave në Kosovë e kanë përkthyer gabimisht një deklaratë të Listës Srpska sa i përket akuzës se Ramush Haradinaj është kriminel. Në fakt, tanjug e kishte quajtur kriminel ish-Kryeministrin e Kosovës, ndërsa, Lista Srpska vetëm kishte kritikuar deklaratat e ish-Presidentit të Kroacisë, Stipe Mesic, i cili kishte vizituar Kosovën dhe selinë e AAK’së.

Një përkthim i pasaktë i deklaratës së Listës Srpska ka bërë që edhe Ramush Haradinaj të bie në lajthitje dhe të paralajmërojë padi ndaj Listës Srpska.

Disa medie në Kosovë kanë shkruar se Haradinaj ishte cilësuar si kriminel nga Lista Srpska. Por, në fakt, një cilësim të tillë e kishte bërë tanjug.rs në titullin e tekstit që kishte folur për Mesic dhe vizitën e tij në Kosovë.

Askund në deklaratën e Srpska’s nuk ishte përmendur Haradinaj si kriminel.

Kryetari i Listës Srpska, Slavko Simic ka deklaruar se me AAK’në kanë bashkëpunim të shkëlqyer derisa ka demantuar mediat sa i përket akuzave në drejtim të Haradinajt.

“Ku e keni marrë këtë?. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me AAK-në”, ka thënë Simic, për indeksonline.

Lista Srpska përfaqëson pakicën serbe në institucionet e Republikës së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...