Tani përballë ‘On Records’, familjarët nisin peticion për rikthimin e Instagramit të Rinës

PUBLIKUAR

Familja e Rina Balaj po përballet me kompaninë ‘On Records’ dhe po kërkon ndihmën e fansave.

Këngëtarja Rina Balaj ka prishur marrëveshjen me kompaninë muzikore që e bëri të famshme, ‘On Records’ dhe si rrjedhojë e prishjes së kontratës, asaj i është marrë edhe profili në Instagram, për të cilin kompania thotë se është pronë e tyre.

E tashmë është bërë më shumë se një muaj prej kur Rina është zhdukur nga Instagrami dhe nga të gjitha rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express.

Fansat që në fillim kanë filluar me pyetjet se kur do të kthehet Rina në Instagram, por motra e këngëtares, Rudina Balaj, i ka mbajtur në rrjedha vazhdimisht duke treguar se Rina nuk është për momentin në asnjë rrjet social.

Megjithatë, ajo tani ka filluar edhe një peticion drejtuar kompanisë ‘On Records’, për t’i rikthyer profilin me qindra mijëra ndjekës këngëtares.

Pofili i Rinës, sipas tyre, është vjedhur nga kompania dhe po përdoret si profil i kompanisë, tani në emrin “onrecordsofficial“.

Rina kishte 500 mijë ndjekës në profilin e saj të verifikuar.

Deri tani mbi 5000 fansa kanë nënshkruar në peticion./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...