Tani është burrë, por kishte lindur me tumor në hundë: Nëna ime donte që unë të vdisja (Foto)

PUBLIKUAR

Një shkrimtar i cili ka lindur me një tumor të madh në fytyrë dhe me këmbë të deformuara ka thënë se nëna e tij e quante atë “të shëmtuar” dhe se gati ishte mohuar nga familja e tij.

Robert Hoge, 44, tha se prindërit e tij ishin kaq të tronditur nga tumori i tij në mes të fytyrës dhe këmbët e “copëtuara” të tij, të cilat nëna e tij as që mund t’i shihte, deri një javë pas lindjes së tij, transmeton Telegrafi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, edhe pse ish shkruesi i fjalimeve dhe këshilltari politik, nga Brisbane, Australi, ka shkruar se nëna e tij më vonë ishte “pajtuar me fatin”, ajo fillimisht kishte thënë se do të “dëshironte që ai do të vdiste”.

Pas një votimi familjar, prindërit e tij vendosën për ta mbajtur atë në shtëpi tek katër vëllezërit e motrat e tij.

Kirurgët më vonë i hoqën tumorin dhe i krijuan një hundë të re – këmbët e tija ishin aq të dëmtuara sa që u desh që të amputoheshin, përcjell Telegrafi.

Robert, i cili ka shkruar një biografi të përvojave të tij, të quajtur “I shëmtuari”, ka thënë se nëna e tij kishte shkruar në ditarin e saj: “Unë dëshiroja që ai të largohej ose të vdiste, ose…”.

“Unë i thashë stafit të spitalit se unë nuk e dua fëmijën tim. Unë nuk do ta marrë atë në asnjë rrethanë në shtëpi”.

Kur ajo filloi të vizitonte djalin e saj në spital, ai tha se i kishte thënë motrës së saj: “Ai është aq i shëmtuar”.

Ndonëse fillimisht nuk ishte ndier mirë me këto, Robert thotë se më vonë, kur ishte martuar dhe ishte bërë baba, kishte filluar për të kuptuar se sa vështirë mund të ndjehet një prind, kur ta sheh fëmijën e tij në një gjendje të tillë. /Telegrafi/

w1

w2

w3

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Stacioni Policor në Malishevë, përmes rrugëve operative ka pranuar informata lidhur me posedim të...

Haradinaj i përgjigjet Natyra Kuçit: Nëse ke prit që dikush me dhezë zjarrin e ti t’i frysh, e ke gabim

Pas deklaratës së Natyrë Kuçit në Kosova Live në T7, Nasim Haradinaj ka reaguar...

Natyra Kuçi e ashpër me Nasim Haradinajn: Jo more pse me u qetësu, nuk jemi të qetë jemi të mllefosur, le ta marrë vesh...

Natyra Kuçi ka kritikuar Nasim Haradinajn për qasjen e tij gjatë protestës pas aktgjykimit...