Taleski nuk është paraqitur në PSP të jep deklaratë për “Transportuesi”

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, i akuzuar për rastin “Transportuesi”, sot është dashur, por nuk është paraqitur në Prokurorinë speciale publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Respektivisht, që nga e premtja e kaluar, PSP ka kërkuar nga Gjykata penale në Shkup, që kryetari i Manastirit të bartet nga shtëpia e tij ku e vuan dënimin e arrestit shtëpiak, në hapësirat e PSP për të dhënë deklaratë, kanë thënë për Meta, burime nga prokuroria.

Siç ka konfirmuar zëdhënësja e PSP, prokurorja Lençe Ristoska, ata të premten kanë kërkuar nga Gjykata penale, që Taleski të sillet në Prokurorinë speciale publike.

“I dyshuari, edhe pse thotë duhej të vijë të jep deklaratë, ai nuk u shfaq. Për këtë arsye kërkuam informatë nga gjykata nga të cilët u informuam se gjykatësi në procedurë paraprake që të premten përmes rrugës elektronike dhe me postë e ka dërguar vendimin deri te Policia e Manastirit”, ka thënë Ristoska.

Përpos nga gjykata, PSP kanë kërkuar sqarim edhe nga Policia e Manastirit, por nga atje, sipas Ristoskës, kanë thënë se një vendim i tillë i gjykatës nuk ka arritur tek ato.

Përndryshe, arresti shtëpiak për Taleskin, sipas Ristoskës, skadon më 21 korrik, ndërsa për momentin nga PSP nuk mund të thonë nëse do të kërkojnë zgjatje të arrestit shtëpiak./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...