Talenti portugez Felix bëhet lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të futbollit

PUBLIKUAR

Joao Felix nuk është bërë vetëm blerja më e shtrenjtë e Atletico Madridit, duke e kaluar shumën prej 70 milionë euro që klubi madrilen e pagoi për Thomas Lemarin verën e kaluar, sepse ai është bërë tashmë lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Atletico është pajtuar t’ia paguajë Benficas 120 milionë euro për talentin 19-vjeçar, që nënkupton se tani vetëm tre futbollistë të tjerë kanë kushtuar më shtrenjtë se ai, transmeton Gazeta Express.

Dy blerjet e Paris Saint-Germainit, Neymar për 222 milionë euro dhe Kylian Mbappe për 180 milionë euro, si dhe Philippe Coutinho që i kushtoi Barcelonës 120 milionë euro plus 40 të tjera bonuse, prej të cilave gjysma janë plotësuar.

Felix do ta kalojë edhe idhullin e vet në listën e lojtarëve më të shtrenjtë, Cristiano Ronaldon, për të cilin Juventusi i pagoi 112 milionë euro për ta blerë nga Real Madridi  verën e kaluar.

Edhe Antoine Griezmann pritet të futet në listën e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në histori, pasi Barcelona pritet ta paguajë klauzolën e lirimit të tij prej 120 milionë euro më 1 korrik, pak muaji pasi francezi konfirmoi se do të largohet nga Atletico Madridi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...