Talenti i Dortmundit pensionohet në moshën 21-vjeçare

PUBLIKUAR

Talenti i ri i Borussia Dortmundit, Dario Scuderi, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist qysh në moshën 21-vjeçare, pasi që ai nuk dëshiron të rrezikojë ta pësojë edhe ndonjë lëndim tjetër serioz.

Para tre vjetëve, Dario Scuderi e kishte thyer këmbën e tij përderisa ishte duke luajtur në një ndeshje kundër Legia Warsaw në Ligën e të Rinjve të UEFA-s. Atëherë dukej se karriera e tij kishte marrë fund, transmeton Gazeta Express.

Borussia Dortmund

✔@BlackYellow

Three years ago, Dario Scuderi (BVB II) suffered a horrific knee injury.

After continuous fighting and intensive rehab, he has decided to end his professional career in fear of relapse.

You’ll forever be part of the Dortmund family 💛

978 people are talking about this

Kirurgu i Scuderit, profesor Michael Strobel, e përshkroi lëndimin e futbollistin si më të keqin të imagjinueshëm dhe italianit iu tha se nuk do të mundë të luante kurrë më futboll.

“Ishte lëndimi më i keq që mund ta imagjinoni. Pothuajse gjithçka e kishte të këputur: ligamentet, muskujt dhe gjithçka tjetër”, kishte thënë në atë kohë Strobel.

Pas një rruge të gjatë drejt rikuperimit, ku u përfshinë nëntë operacione dhe rreth 700 ditë jashtë fushës së vlertë, Scuderi më në fund e përjetoi ndjenjën e të qenit futbollist, pasi u kthye në fushë me fanellën e Dortmundit në gusht të vitit 2018.

Por, përkundër rikuperimit të tij të jashtëzakonshëm, Scuderi u detyrua t’i japë fund ëndrrës së tij për të qenë futbollist. Megjithatë, ai do të vazhdojë të jetë i përfshirë edhe më tutje me Dortmundin.

“Nuk ishte vendim i lehtë, të luaj futboll ka qenë gjithmonë ëndrra ime e madhe dhe unë kam dhënë gjithçka për këtë ëndërr. Unë luftova dhe pata oferta për të vazhduar të luaj, por Dortmundi është familja ime dhe unë po e pres me qejf projektin e ri”, u shpreh Scuderi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...