Talenti gjerman i Arsenalit kërkohet nga 17 klube

PUBLIKUAR

Serge Gnabry ishte njeriu kryesor i Kombëtares së Gjermanisë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Sulmuesi anësor shkëlqeu me Gjermaninë duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke asistuar gjë që e ka rritur edhe çmimin e tij.

21-vjeçari ishte në huazim vitin e kaluar tek West Bromwich Albion ndërsa këtë edicion pritet të kaloj në Bundesliga.

Lojtari është duke u kërkuar nga 17 skuadrat e Bundesligës gjermane, ndërsa vetëm Bayerni nga elita e futbollit gjerman nuk ka shprehur interesim.

Gjithsesi ai ishte shumë afër t’i bashkohet RB Leipzigut por në fund marrëveshja është prishur.

Ka qenë Arsene Wenger që ka ndaluar këtë transferim duke preferuar t’ia vazhdojë kontratën yllit të ri gjerman para se ta largojë atë në huazim.

E ardhmja e anësorit gjerman tani mbetet në pikëpyetje, por një gjë është e sigurt që Gnabry do të luaj në Bundesliga. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...