Taksistët fitojnë kontestin gjyqësor, Komuna e Lipjanit ua kishte ndaluar veprimtarinë në Aeroportin e Prishtinës

PUBLIKUAR

Tridhjetë taksistë nga Komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, të cilëve Komuna e Lipjanit ua kishte ndaluar veprimtarinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”, kanë fituar kontestin gjyqësor, dhe të njëjtit kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës.

Në një konferencë për media kryetari i Sindikatës Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili tha se 30 taksistët kërkojnë nga kryetari i Lipjanit që brenda javës të takojë dhe të gjejnë zgjidhje.

“Ne jemi të gatshëm  që me kryetarin e komunës së Lipjanit të ulemi  konform vendimit të aktgjykimit që gjykata themelore e ka lëshuar për këta 30 taksi të ulemi të bisedojmëu, shpreh Azemi.

Ai po ashtu tha se Gjykata e obligon Komunën e Lipjanit që t’ua kompensojë dëmet materiale që i janë shkaktuar taksistëve gjatë kësaj periudhe sa kanë qenë të privuar nga ushtrimi i punës.

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...