Takimi i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe donatorëve për bashkëfinancim të Grantit të Performancës Komunale

PUBLIKUAR

Bashkëpunimi për fazën e re të Grantit të Performancës për periudhën 2022 – 2025, draftimi i ligjit të ri të bazuar në Grantin e Performancës Komunale dhe temat tjera me interes të përbashkët ishin pikat kyçe të diskutimit në mes të përfaqësuesve nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe donatorëve nga Granti i Performancës Komunale.

Në këtë takim përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës ishin zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Ndërsa nga donatorët të cilët bashkëfinancojnë Grantin e Performancës ishin ambasadori i Zvicrës në Republikën e Kosovë, shkëlqësia e tij Thomas Kolly, përfaqësues nga Ambasada Suedeze, përfaqësues nga ambasada Norvegjeze si dhe nga zyra e BE-së në Kosovë. Granti i Performancës Komunale ka për qëllim të nxisë konkurrencën ndërmjet komunave në Kosovë duke ndarë mjete bazuar në meritokraci dhe kritere te qarta”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se, ky grant ka marrë  vlerësime të larta në raportin e progresit dhe shihet si model i cili duhet të zgjerohet dhe insitucionalizohet në kuadër të qeverisë.

“Programi bashkëfinancohet nga MAPL, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada Zvicrane, Suedeze dhe Norvegjeze dhe parashihet të ketë nje vlerë mbi 34 milion euro per 4 vitet e ardhshme duke mos përfshirë asistencën teknike”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...