Takimi i Komisionit profesional për Demarkacionin javën e ardhshme

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, tha të martën për Telegrafin se pa e dhënë dritën jeshile opozita ose Lista Serbe nuk do të mund të miratohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë për Telegrafin se në mungesë të votave të opozitës dhe Listës Serbe, ata si koalicion qeverisës nuk i kanë votat e nevojshme.

“Ne kemi edhe disa deputetë nga radhët e koalicionit qeverisës që e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje. Por, Qeveria e Kosovës e ka iniciuar themelimin e një komisioni profesional për zgjidhjen e demarkacionit. Në këtë komision do të marrin pjesëtarë të pozitës dhe opozitës, tre ekspertë ndërkombëtarë dhe një përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA ) – në Prishtinë,  një i Bashkimit Evropian (BE) dhe një i KFOR-it”, ka shtuar Gecaj.

Ai tha se kanë kërkuar nga opozita, e cila nuk i është përgjigjur ende ftesës që në këtë komision të ketë ekspertë dhe jo politikanë, duke shtuar se “takimi i parë pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme”.

Propozimi për themelimin e Komisionit profesional ka ardhur ditë më parë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ndryshe, për më tepër se një vit nuk ka mundur të kalojë në Kuvend Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, në versionin të cilin e ka propozuar Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...