Takimi i djeshëm i Osmanit me Ambasadorin e Gjermanisë, Presidenca jep detaje për çka folën

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Presidenca, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, raporton Express.

“Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit. Në këtë frymë, ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

🇽🇰🇩🇪 | Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit. Në këtë frymë, ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend.

Ndër të tjera, në takim u fol edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe u diskutuan mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...