Takimi historik Veseli-Trump, Kosova merr mbështetjen e SHBA-së (Foto)

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është lideri i parë nga shtetet e Ballkanit që është takuar me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Veseli ka publikuar në faqen e tij në Facebook, fotografinë e takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump, pak ditë pas kthimit të tij nga Washingtoni.

Kryetari Veseli ka siguruar qytetarët se gjatë takimit me presidentin Trump ka marrë mbështetje të plotë amerikane për Republikën e Kosovës.

“Të dashur miq, Sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.  Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ka shkruar Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...