Taipi në garë për formacionin e vitit në Zvicër

PUBLIKUAR

Mesfushori shqiptar, Gjelbrim Taipi, ka vazhduar me sukseset e tij në futbollin zviceran.

Ish-anëtari i Shkëndijës së Tetovës që aktualisht luan në Wil, ka pasur një vit fantastik me klubin e njohur zviceran.

Taipi me Wilin janë favoritët kryesorë për tu ngritur në elitën e futbollit zviceran, ndërsa shqiptari është vlerësuar lartë për paraqitjet e tij.

Ai është futur në mesin e lojtarëve më të mirë për formacionin e Challange Ligës në Zvicër.

Në 17 ndeshje këtë edicion me Wilin, Gjelbrimi ka arritur të shënoi një gol ndërsa ka dhuruar pesë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Kujtojmë që gjatë afatit kalimtar të verës ai u kërkua me ngulm nga skuadrat e njohura zvicerane si Grasshopper, Luzern, Thun e St Gallen, por vendosi të qëndroi te Wil për të arritur objektivin e madh, rikthimin në Superligë dhe për këtë gjë janë afër që t’ia arrijnë.

Në garë për një vend në mesfushë është edhe Benjamin Kulolli./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...