Tahiri: Verifikimi i popullsisë në çdo shtëpi për zgjedhje të ndershme

PUBLIKUAR

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka zhvilluar një takim me drejtues të njësive vendore, zyrat urbanistike dhe punonjës të gjendjes civile të Qarkut të Lezhës për procesin e popullimit.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Ministri tha se do kryhen verifikime të banorëve, sa është numri i tyre dhe ku banojnë, si një proces që garanton të drejtën e votës.

“Një llogari definitive se sa jemi dhe ku banojmë. Dhe me këtë takim të parë në qarkun e Lezhës ne hapim një fazë të re që është konsultimi deri në nivel kryepleqsh dhe ndërlidhësish me komunitetin, mbledhja e informacionit paraprak në fund të cilit parashikohet një verifikim në terren, derë më derë për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm kujtoi se në zgjedhjet e fundit ka pasur qytetarë që fizikisht jetonin në një njësi, por votonin në një njësi tjetër, apo jetonin në një qytet dhe kishin të drejtë vote edhe në zonë tjetër.

“Ka pasur qytetarë që fizikisht jetonin në një njësi, por votonin në një njësi tjetër, apo jetonin në një qytet dhe votonin në një qytet tjetër. Për ne është e rëndësishme të kemi një pasqyrë reale të Shqipërisë së vërtetë. Kemi dy Shqipëri sot, Shqipërinë në letër dhe Shqipërinë në të vërtetë. Me qytetarë që në letër banojnë në Lezhë, por në fakt jetojnë në Tiranë apo anasjelltas”, tha Tahiri.

Deri në përmbyllje të procesit, do të pezullohen emërtimet e reja të rrugëve nga Këshillat bashkiakë të qarkut të Lezhës për të mos krijuar konfuzion. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...