Tahiri: Strazimiri e dorëzoi armën

PUBLIKUAR

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri konfimon se deputeti i PD-së Gent Strazimi dorëzoi sot armën dhe i bëri thirrje zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të dorëzojnë armët që ata kanë.

Deklarata e ministrit Tahiri u bë pas takimit që ai zhvilloi me drejtorët e policisë.

“Lajmi i mirë është që e dorëzoi sot pistoletën të paktën nuk vazhdoi të jetë në paligjshmëri shpresoj të na kursejë në të ardhmen ai dhe e gjithë çeta skenat e tubimeve ku dhunohen punonjësit e policisë dhe deputetët mbajnë armë me vete”, tha Tahiri.

Tahiri tha se i kishte njoftuar dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe deputetët për detyrimin që kanë për të dorëzuar armën kush mban.

“Të gjithë janë njoftuar nomanilisht dhe duhet ta dorëzojnë, Është detyrim absolute. Na duhet një opozitë e paarmatosur”. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...