Tahiri: Rritja e çmimit të energjisë është me direktivë nga qeveria, do të thërrasim seancë të jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 kilovat për konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë. ZRRE ndryshoi vendimin pasi me rekomandimin paraprak ata kërkonin që çmimi i energjisë elektrike të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat.

Me këtë rast, shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është bërë me direktiva të qeverisë, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se logjika e rritjes së energjisë është logjikë politike dhe sipas tij kjo shihet edhe nga sinkronizimi i qeverisë me ZRRE’në.

“Ngritja e çmimit të energjisë nga ZRRE ka efekt zingjirorë, është diskriminues. Ku ka logjikë dikush që e shpenzon mbi 850 kWh në orë, me ja pagu me marrë ngritjen e çmimit për dikë që paguan nën 850 kWh. Ku ka logjikë me pas diskriminim etnik, ne me ja pagu serbëve të veriut e kësaj kategorie me ju rritë. Sikur ku ka logjik konsumatori privat, individual, me pagu rrymën, e mos me ja shtrenjtu rrymën korporatave. Kjo është logjikë politike. Kjo është me direktivë. Sinkronizimi i ZRRE’së edhe i qeverisë. Në qoftë se e sheh raportin e ZRRE’së e sheh pozicionin që ka pasur qeveria. Ka qenë sinkronizim i plotë”, ka deklaruar ai.

Tutje ai është shprehur se kryeministri Albin Kurti duhet ta ketë si alarm vendimin e sotëm për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Tahiri po ashtu ka treguar se tashmë me partitë tjera opozitare janë duke mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...