Tahiri nuk flet për murin deri në stabilizim të situatës në vend

PUBLIKUAR

Treni që Rusia i dhuroi Serbisë, e i cili u pengua të shtunën për të hyr në pjesën veriore të Mitrovicës nga autoritetet kosovare, ka lënë “në hije”, murin që u ndërtua vitin e kaluar në këtë komunë nga pala serbe.

Ky tren me mbishkrime nacionaliste mori vëmendjen e të gjithëve, derisa muri për të cilin u tha se do të rrënohet gjatë muajit janar vazhdon të mbes i paprekur, shkruan Indeksonline.

E koment për këtë çështje nuk ka ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila kishte thënë disa herë se muri nuk do të ridizajnohet por do të rrënohet komplet.

Në një përgjigje nga kabineti i saj për Indeksonline thuhet se ministrja nuk do të flas për këtë çështje, derisa situata në vend të stabilizohet.

“Përderisa janë këto tensione, ministrja nuk do të prononcohet rreth temave të dialogut. Në këtë situatë të provokimeve dhe tensioneve të krijuara nga Serbia, nuk është koha për të biseduar për dialogun”, thuhet në përgjigje.

Sipas kësaj ministrie, kur të krijohen rrethana më të mira, ministrja Tahiri do të përgjigjet se çka do të ndodh tutje me murin.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...