Tahiri kërkon ekstradimin e izraelit it që dëmtoi imazhin e Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, gjatë ditës...

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit që po kërkohet në Kosovë në rastin Medicus.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Në zbatim të kompetencave të mia në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, kam kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit M.H., i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, për vepra penale që lidhen me krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore. Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e bëra”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri edhe njëherë ka shprehur përkushtimin në fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar.

“Jam i vendosur për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar, pavarësisht formave, natyrës dhe rrethanave në të cilat shfaqet dhe do të angazhohem çdo ditë që ky përkushtim  të fuqizohet edhe më tej”, ka shkruar Tahiri.

SHIKO MË SHUMË

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...