Tahiri e Gjuriq përlahen për Titon në Liban

PUBLIKUAR

Dy protagonistët e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq, janë përplasur në Liban. Sipas b92, dy zyrtarët kësaj here nuk kanë shfaqur mospajtime për negociatat Prishtinë –Beograd, por për figurën e TITO’s – udhëheqësit jugosllav

Në Forumin ndërkombëtar „Dialogu dhe praktika më e mirë – 2016. Paqe, Stabilitet dhe prosperitet“, organizuar nga Universiteti libanez Notre Dame, folës kanë qenë Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq.

Ministrja për Dialog e Kosovës gjatë debatit, sipas B92, ka theksuar se shqiptarët në Kosovë nuk e kanë dashur Josip Broz Titon për shkak të karakterit të tij jugosllav dhe, siç njofton b92, për shkak të luftës së tij kundër fashizmit.

Tahiri po ashtu ka thënë se shqiptarët e kanë pasur më së miri kur kanë qenë nën Gjermani pasi në atë kohë kanë jetuar bashkë dhe në një shtet, njofton B92.

Kjo deklaratë e Tahirit ka nxitur reagimin e Marko Gjuriq i cili pastaj për Kosovën ka folur si për ”krahinën jugore të Serbisë” duke shfaqur frikë  “virusi i separatizmit” atje mund t përfshijë botën dhe se “për këtë arsye brengoset Serbia”.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...