Tahiri: Duhet rritur besimi i qytetarëve te policia

PUBLIKUAR

I pranishëm në analizën vjetore të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, theksoi se “bashkëpunimi me qytetarin është gur themeli për ta bërë vendin më të sigurt”.

Sipas Tahirit, ligji për sigurinë shtron bazën për një partneritet mes qytetarit dhe policisë. “Duhet të bëjmë maksimumin për të rritur besimin e qytetarëve te policia”, deklaroi Tahiri.

“Shqipëria nuk ka nevojë për policë arrogantë, jokorrektë dhe me komunikim joqytetar”, shtoi ministri i Brendshëm.

Më pas, Tahiri vijoi: “Vitin e kaluar, si asnjë vit më parë, policia ka organizuar mbi 4 mijë takime me komunitetin. Këto takime miqësojnë qytetarin me policinë. Duhet një balancë ku punonjësi të ketë forcën e ligjit dhe model qytetar pune”.

Gjithashtu, ministri i Brendshëm deklaroi se teknologjia është një mundësi për të përmirësuar policinë: “Videot dhe fotot që postohen në rrjetet sociale duhen shikuar si një gjë e mirë, si një shenjë besimi që qytetarët kanë ndaj nesh. Videot postohen pasi pritet nga policia përmirësim”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...