Tahiri: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

PUBLIKUAR

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri i ka thënë se edhe përkundër tensioneve të krijuar nga Serbia, Kosova mbete e përkushtuar për bisedime.

“Lidhur me këtë çështje, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ka bërë të qartë qëndrimin e Republikës së Kosovës, se Kosova do të mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit”, ka thënë Tahiri për lajmi.net.

Ndërsa e pyetur se çka do të bisedohet tani e tutje në Bruksel, Tahiri nuk ka dashur të prononcohet deri sa të tejkalohen, siç tha ajo, tensionet e krijuar nga Serbia.

“Me gjithë këto tensione që i ka krijuar Serbia nuk po preferoj të flas me dialogun, le të tejkalohen njëherë tensionet, pastaj mund të flasim.

Ndërsa, sa a do të ketë kushtëzime nga ana e Kosovës për Serbinë në dialog, Tahiri tha se vlen gjithë deklarata e kryeministrit e cila sipas saj “është e qartë që Kosova mbetet e përkushtuar në dialog”.

Ndryshe, sot kryeministri, Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë tha se dialogu me Serbinë do të vazhdoi edhe përkundër vërejtjeve të shumta.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...