Tahiri (AAK): Kërkojmë nga qeveria që të bisedoj me palët, kemi për çfarë të shtyhemi boll

PUBLIKUAR

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në fjalën e tij pas rifillimit të seancës së kuvendit ka thënë se shpreson që sot të ketë një minimum të reflektimit të qeverisë në raport me kërkesën për debat rreth përfshirjes së veteranëve në ligjin për paga.

Ai tha se ligji për pagën minimale trajton një temë, që sipas tij, sot s’është as temë, sepse në sektorin privat nuk ka pagë nën 250 euro.

“Ky ligj s’ka asnjë ndikim. I vetmi ndikim që ky ligj ka sot është që të bëhet llugë Kosova. Me t’i pru veteranët përpara kuvendit, me kriju kauza pa kurrfarë nevoje. Fjala e fundit e demokracisë  është konsultimit paraprak, është ndërtimi i konsultimit”.

“Ju po thoni se si grup parlamentar keni më së shumti veteranë, por kush iu ka konsultuar juve me iu thanë se “çka po ua merr mendja bre burra se duam ta sjellim një ligj?”. Kush na ka konsultuar neve? A duhet t’i thoni një iniciative blanko “jo””, është shprehur Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Ai kërkoi prej qeverisë që të ulet me palë dhe të diskutohet përpara se të vijë tek trajtimi sepse sipas tij, partitë politike në kuvend kanë dimensione të ndryshme.

“Kemi me pasë shumë situata ku mund të shtyhemi e të mos shtyhemi për një kauzë kombëtare”, është shprehur Tahiri, njofton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...