Ta votojmë Hadergjonajn për më të mirin në Young Boys Bern (Foto)

PUBLIKUAR

Ylli i skuadrës nga kryeqyteti i Zvicrës, Young Boys Bern, Florent Hadergjonaj ka zhvilluar një sezon të madh me verdh e zinjtë duke zhvilluar 26 ndeshje në kampionat dhe duke dhuruar pesë asistime për shokët e skuadrës.

20-vjeçari ka luajtur në tetë sfida në Ligën e Evropës ku ishte protagonist me një asistim, ndërsa ai shihet si e ardhmja e futbollit helvetik.

Anëtari i Përfaqësueses U21 të Zvicrës, është në mesin e favoritëve për të marrë çmimin si lojtari më i mirë i sezonit në Young Boys, ku është në garë me sulmuesin francez Guillerme Hoarau.

Për ta votuar Florentin që të bëhet lojtari i sezonit në Young Boys Bern duhet të votoni KËTU. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...