Szczesny, kthehet në stërvitje

PUBLIKUAR

Juventusi ka lajmëruar që Wojciech Szczesny ka marrë në sesionin e stërvitjeve sot në Continassa.

Polaku ka munguar në pesë ndeshjet e fundit shkaku i një lëndimi në gju dhe mund të jetë gati të paraqitet kundër Monzas para pushimit me ndeshje të Kombëtareve.

Ish portieri i Arsenalit është parë në stërvitje sot në mëngjes, një ditë pasi që Juventusi u mposht nga Benfica me rezultat 2-1 në Ligën e Kampionëve.

“Me ndeshjen e radhës në Serie A të dielën, bardhezinjtë duhet ta lënë pas këtë humbje dhe të mendojnë për ndeshjen e tyre që është kundër Monzas”, thuhet në deklaratën e Juventusit.

“Lojtarët janë grumbulluar në Continassa këtë mendjes. Si zakonisht, fokusi ishte tek të rikuperuarit për lojtarët që luajtën mbrëmë. E tërë skuadra ka punuar mirë në ndërtimin e lojës në fushën e kundërshtarit dhe me goditje, teknike për secilin pozicion dhe një ndeshje praktike në fund. Wojciech Szczesny ka marrë pjesë në stërvitje. Nesër lojtarët do të rikthehen në JTC për një sesion tjetër stërvitor”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...