Szczesny: E dija saktësisht se ku do ta gjuante penalltinë Higuain, ja pse

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, e dinte saktësisht se ku do ta gjuante penalltinë Gonzalo Higuaini, prandaj edhe ishte i suksesshëm në pritjen e saj në fitoren e Juventusit 2-0 ndaj Milanit të dielën në “San Siro”.

Portieri polak e priti penalltinë e ish-bashkëlojtarit të tij duke u gjuajtur poshtë në krahun e djathtë, transmeton Express.

“E njoh atë [Hugiuanin], sepse ai ishte njëri prej ekzekutuesve të penalltive sezonin e kaluar”, tha Szczesny për JTV.

“Vitin e kaluar, si portier i dytë, gjithmonë stërvitesha me të në penallti dhe natyrisht se edhe i kemi studiuar ato”, shtoi ai.

“Vendosa të lëvizja së pari në penalltinë e tij, ai zakonisht i godet ashtu dhe unë shpresoja se nuk do ta ndryshonte këtë herë, gjë që s’e bëri. Jam shumë i lumtur që e prita”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...