S’zbatohet dakordimi mes Kurtit e Vuçiqit për takim çdo muaj, Stano: S’ka asgjë të planifikuar

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk ka ndonjë takim të planifikuar në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano tha se për çdo gjë të re do të ketë njoftim, si gjithmonë.

“Në këtë fazë, në fillim të tetorit, nuk kemi asgjë të re për të konfirmuar. Si gjithmonë, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm në Bruksel ose ndonjë nismë të re, nëse është e përshtatshme”, është shprehur Stano, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në takimin e fundit mes Kurtit e Vuçiqit që u mbajt më 18 gusht, palët u pajtuan që takimet të mbahen në baza mujore

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...