Swansea përmbys Unitedin (Video)

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi ka pësuar humbje prej 2-1 në udhëtim te Swansea City, përkundër se pati epërsinë.

Vendasit bënë paraqitje më të mirë në fraksionin e parë, ndërkohë që mysafirëve u mungonte kreativiteti. Sido që të jetë, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Me të nisur gjysma e dytë (48’), vizitorët kaluan në epërsi. Shaw sulmoi nga e majta dhe dërgoi një harkim që anashkaloi Rooneyn, por që Juan Matas iu dha shansi ta shënonte golin e 50-të në Ligën Premier.

Në një kundërsulm të vendasve, Williams pasoi te Sigurdsson, i cili asistoi te Andre Ayew që e barazoi rezultatin (61’).

Përmbysja ndodhi në minutën e 66-të, ku Bafetimbi Gomis u asistua nga Ayew.

Kjo ishte humbja e parë e Manchester Unitedit në sezonin e ri dhe tash numëron shtatë pikë pas katër javësh.

Me dy fitore, një barazim dhe një humbje, Djajtë e Kuq qëndrojnë në pozitën e pestë në tabelë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...