Sveçla thotë se Policia sot zbuloi një laborator droge në veri të Mitrovicës, publikon pamjet brenda tij

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia sot ka zbuluar një laborator droge në veriun e Mitrovicës.

Postimit në Facebook, Sveçla ia ka bashkangjitur edhe pamjet brenda laboratorit me 30 kg drogë të llojit marihuanë.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbi.

“Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës. Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës do të vazhdojmë pa pushim, pa kompromis. Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj”, thuhet në shkrimin e tij.

SHIKO MË SHUMË

“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke...

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...