Sveçla: Qëllimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe lufta kundër krimit

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë ditës së djeshme ka takuar Lisa Johnson, e cila është  Zëvendës Ndihmës Sekretaren për Evropë dhe Azi, Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit.

Në takim, Sveçla tha se synim i Kosovës është anëtarësimi në Evropë dhe integrime euroatlantike si dhe luftimi i krimit transacional e korrupsionit.

“Znj. Johnson mes tjerash ka vlerësuar angazhimin e Policisë së Kosovës për luftimin e trafikimit me drogë, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, i pari i MPB-së tha se është vlerësuar lartë bashkëpunimi i Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë.

“Kosova aktualisht është programi i dytë më i madh i INL në Evropë dhe znj. Johnson u zotua që Kosova do të vazhdojë ta gëzojë përkrahjen për institucione efikase ligjzbatuese”, shkroi Sveçla, përcjell Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...