Xhelal Sveçla, ministër i Mbrojtjes ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka gënyer për sa i përket Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter duke iu referuar deklaratës së Vuçiqit që “Policia e Kosovës s’mund ta bëjë këtë”.
Ai Vuçiqin e quajti e ‘ministër i propagandës së Millosheviqit’.
“Ministri propagandues i Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht”, ka thënë Sveçla /Express
Milosevic’s Min. of Propaganda, Vucic, at today’s conf lied abt KP. A commitment from the past that the Kosova Army (KSF) cannot go to north without concurrence of COMKFOR is deliberately distorted. KP is authorized to secure rule of law & safety for all citizens all around RKS.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) August 21, 2022


