Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është suspenduar me një ndeshje pas kartonit të kuq në fund të takimit që Interi e fitoi në mënyrë dramatike ndaj Sampdorias të shtunën në udhëtim në Serie A.
Si pasojë, Spalletti nuk do të jetë në stolin e Interit për ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Fiorentinës në Serie A, transmeton Gazeta Express.
Spalletti u dërgua në tribuna pas golit të fitores në minutën e 94-të kundër Sampdorias, dhe sipas gjyqtarit kryesor, ai ka treguar qasje kontroverse ndaj gjyqtarit të katërt.
Megjithatë, pamjet e përsëritura tregojnë se Spalletti më shumë ishte i interesuar të festojë në drejtim të kamerës sesa gjyqtarit të katërt. /Express/


