Suspendohen 2 policë, kishin lidhje me një ekstremist

PUBLIKUAR

Janë suspenduar dy oficerë të policisë gjermane, nën dyshimin se kishin kontakte me një ekstremist anti-qeveritar, i cili e plagosi për vdekje një oficer tjetër gjatë një bastisje në shtëpinë e tij muajin që shkoi.

Prokurorët dhe policia në Bavari kanë thënë sot se dy oficerët, të cilët nuk janë identifikuar, kishin krijuar kontakte me të dyshuarin 49-vjeçar, para incidentit me të shtëna më 19 tetor, në qytetin Georgensgmuend, transmeton Express.

Ata nuk e kanë shpjeguar natyrën e kontakteve të oficerëve me të dyshuarin, por treguan se të dy oficerët janë suspenduar me efekt të menjëhershëm.

I dyshuari hapi zjarr ndaj policisë, në momentin kur oficerët po tentonin t’ia konfiskonin armët.

Ai ishte përkrahës i Lëvizjes së Qytetarëve “Reich”, e cila refuzon ta njohë autoritetin e Republikës Federale të Gjermanisë së pasluftës./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...