Suso tregon prapaskenat e largimit nga Liverpooli

PUBLIKUAR

Mesfushori i Milanit, Suso, ka shpjeguar arsyet e largimit nga Liverpooli në vitin e kaluar.

Spanjolli ka qenë në pronësi të Redsave që nga viti 2010, ndërsa pas huazimit te Almeria, u transferua te Rossonerët.

“Kontrata po më skadonte, ndërsa oferta e tyre për rinovim, nuk ishte e duhura”.

“Nuk ka dyshim se ishte një vend i veçantë, shkova atje shumë i ri, më dukej si ëndërr. Nëse jam te Milani, kjo është falë tyre, sidoqoftë, e mora vendimin e duhur që erdha në Itali”.

“Serie A? Futbolli italian nuk është një garë e nivelit të ulët. Është një ligë e vështirë, sidomos për një sulmues. Më e vështira në Evropë”, ka deklaruar Suso për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...