Suso: Nuk është faji i Gattusos

PUBLIKUAR

Anësori i Milanit, Suso, ka insistuar duke thënë se nuk duhet fajësuar Gennaro Gattuso për fillimin e dobët të skuadrës në këtë stinor.

Milani e ka fituar vetëm njërën nga pesë ndeshjet e luajtura në Serie A, mirëpo spanjolli ka thënë se fokusi duhet të jetë te lojtarët, transmeton Gazeta Express.

2Pajtohem me trajnerin, kemi një skuadër të mirë për të luajtur, mirëpo ne nuk kemi mentalitet fitues”, tha Suso për Sky Sport.

“Gattuso nuk është përgjegjës, këto gjëra na takojnë neve. Ne duhet të jemi më shumë kërcënues dhe më të koncentruar, pa frikë”.

“Liga e Kampionëve? Ne ende mund ta arrijmë atë, mirëpo nuk duhet të lëshojmë pikë. Kur luan kundër Juventusit, Interi e Romës mund edhe të barazosh, por duhet të fitosh kundër ekipeve të vogla”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...