Suso, ndaj Fiorentinës luan ndeshjen e fundit me Milanin?

PUBLIKUAR

Ndeshja me Fiorentinën të dielën, mund të jetë e fundit për Suson me fanellën e Milanit.

Në kontratën e sulmuesit spanjoll ka një klauzolë shitjeje prej 38 milionë eurosh, që e lejon lojtarin të largohet nga kuqezinjtë pa kontaktuar më parë drejtuesit e klubit nga Milanello. Kjo mund të arrihet vetëm nëse lojtari jep menjëherë pëlqimin për t’u larguar.

Skuadra si Napoli, Atletico Madrid, Tottenham e Liverpool janë gati të bëjnë maksimumin për ta rrëmbyer futbollistin në merkaton e verës.

Gjithsesi, Milani nuk dorëzohet dhe menjëherë pas përfundimit të kampionatit, drejtuesit e klubit do të takohen me menaxherin e lojtarit, Alessandro Lucci, për të biseduar për të ardhmen e Susos.

Suso ishte pjesë e Liverpoolit në sezonin 2012/13 duke bërë 20 paraqitje. Një vit më pas ai u huazua në Spanjë, për t’u rikthyer te “Redsat”, por duke mos fituar asnjëherë besimin e trajnerit duke u shitur po at vit, 2014 te Milani që tani është një lojtar kyç në formacionin e Gennaro Gattusos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...