Suso: Jam shumë i lumtur në në Milan, s’dua të largohem

PUBLIKUAR

Anësori spanjoll Suso ka thënë se është shumë i lumtur në Milano dhe se asgjë nuk e bën të mendojë ta braktisë Milanin.

Suso nënshkroi zgjatjen e kontratës deri më 2022 shtatorin e kaluar, por si njëri prej aseteve më të vlefshme të Milanit, mediat kanë spekuluar vazhdimisht se ai mund të shitet, transmeton Gazeta Express.

“Gjithmonë kam thënë se jam shumë i lumtur këtu”, tha Suso për Tuttosport.

“Jam shumë rehat këtu dhe asgjë nuk më bën të mendoj se dua të largohem. Nëse klubi dhe ekipi duan të rriten me mua, do të jem i lumtur sepse Milani është shtëpia ime tani”, shtoi ai. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...