Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së

PUBLIKUAR

Gjykata Supreme ka njoftuar se ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin zgjedhor pas rinumërimit të votave.

Brenda ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe dorëzimi i tyre te palët, ka bërë të ditur udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën Supreme, Antigona  Uka-Lutfiu.

Supremja ka shqyrtuar gjashtë ankesa kundër vendimeve të PZAP-së.

Dy ankesa janë bërë nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, një nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, një nga koalicioni PAI-PDAK-LPB, një nga Emilia Rexhepi dhe një nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka, Prizren).

Nëse edhe Supremja i refuzon, atëherë i hapet rruga certifikimit të rezultateve.

Pas certifikim, brenda 30 ditësh duhet të thirret seanca për konstituimin e Kuvendit.

Nga shtatë ankesat e dërguara në PZAP, ky organ ka pranuar vetëm atë të Listës Serbe e cila qe ankuar ndaj vendimit të KQZ-së për mosshpalljen e rezultateve përfundimtare të këtij subjekti.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Përplasjet e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së: Së shpejti do të mblidhen organet e partisë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir Ferati, ka thënë se së shpejti do të...

Limaj poston video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku...

Deklarimet e Hazirit se LDK e do presidentin, Ilir Ferati: Mendimet e tij politike janë shumë të thella

Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili është edhe Sekretar i LDK’së,...