Xhiroja e dytë e ligës elitare do ta sjellë ndeshjen e madhe në mes të Ballkanit dhe Feronikelit, por nuk mbetet prapa as dueli tjetër interesant, Llapi – Gjilani
Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së dytë, shkruan Gazeta Express.
Dy ndeshje janë luajtur dje dhe dy të tjera do të zhvillohen sot, kurse Drita do të pushojë përsëri për shkak të angazhimeve në garat evropiane.
Loja kryesore e xhiros së dytë do të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Feronikelit, e cila do të luhet në Suharekë.

Të dyja ekipet i fituan bindshëm duelet përkatëse në xhiron e parë dhe kjo pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.
Ndërkaq, lojë e fortë pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, që do të luhet po ashtu të mërkurën.
Kjo xhiro ishte hapur dje me ndeshjet Arbëria – Prishtina (1:1) dhe Drenica – Besa (2:1).
E në fundjavë do të luhet xhiroja e tretë e Superligës. /Gazeta Express/


