Superkupa Evropiane: UEFA heq dorë nga beteja ligjore ndaj Barçës, Realit dhe Juventusit

PUBLIKUAR

UEFA e ka ndalur betejën ligjore kundër Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit për përfshirjen e tyre në Superligën e propozuar Evropiane.

Këto tri klube ishin në mesin e 12 klubeve “themeluese” të ligës që kërkonte shkëputje nga UEFA, por e cila dështoi më vonë, raporton Gazeta Express.

Barca, Reali dhe Juve – të cilat nuk pranuan të heqin dorë nga projekti – po hetoheshin për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s.

Në një reagim tani, UEFA ka thënë se sikur hetimi nuk kishte nisur kurrë.

“Organi i Ankesave i UEFA-s ka vendosur t’i shpallë të gjitha procedurat ligjore të pavlefshëm dhe pa forcë ligjore”, thuhet në një komunikatë të shtëpisë së futbollit evropian.

Ky vendim i UEFA-s vjen pasi një gjykatë në Madrid mori vendim që UEFA nuk guxon t’i ndëshkojë tri klubet e mbetura. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...