Supergola të Ronaldos dhe Benzemas ndaj Cityt (Video)

PUBLIKUAR

Real Madridi po ua mbyllë gojën kritikëve me lojën e bukur që po shfaq ndaj Manchester Cityt.

Los Blancos pas kritikave që morën për ndeshjen ndaj Romës dhe lojën e dobët të zhvilluar, po tregojnë tjetër fytyrë ndaj Manchester Cityt.

Së pari ishte Benzema ai që shënoi pas 21 minutash lojë në mënyrë të bukur me një gjysëm gërshërë, për të befasuar portierin Joe Hart. Sigurisht se Benzema me këto performanca vështirë se do largohet nga Reali.

Vetëm katër minuta më vonë (25′) ishte Cristiano Ronaldo ai që pranoi një top fantastik nga Toni Kroos prej 70 metrave, për të finalizuar në mënyrë të përkryer.

Ndeshja po vazhdon dhe Reali ka një epërsi prej 2-0, kurse Telegrafi sjell videon e plotë me golat e takimit bashkë me raportin pas përfundimit të sfidës. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...