Super-lajm për klubin kosovar, bëhet me sponsor të ri

PUBLIKUAR

Klubi i Minatorit të Magurës i cili bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll është bërë me sponsor të ri, raporton Zëri.info.

Kompania ‘Prishtina e Re’ e ka marr drejtimin e klubit kosovar.

Lajmi konfirmohet për Zëri nga drejtuesit e klubit.

Trajneri Faruk Statovci shprehet i lumtur me këtë fakt. “Jam shumë i lumtur pasi që kemi të bëjmë me një kompani shumë serioze dhe me pronar shumë serioz si Mentor Bytyqi. Besoj fuqishëm se do ta bëjmë një skuadër të fuqishme”, ka deklaruar Faruk Statovci.

Minatori është kandidat kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë.

Pas përfundimit të vjeshtës në Ligën e Dytë, Minatori zë pozitën e tretë në tabelë me 34 pikë të mbledhura, një më pak se Lepenci i Kaçanikut (35) dhe dy më pak se lideri Dardana e Kamenicës (36). /Zëri.info/

Image

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...