Super Brazili në gjysmëfinale, e pret Gjermania

PUBLIKUAR

brazili-fitorjaBrazili është gjysmëfinalisti i dytë i Kampionatit Botëror ‘Brazili 2014’, pasi që të premten mbrëma mundi Kolumbinë me rezultat 2-1.

Futbollistët e Brazilit kanë shpërthyer në sfidën kundër kolumbianëve duke zhvilluar një super ndeshje, më e mira e tyre në këtë Botëror.

Brazilianët mjaft mirë e nisën përballjen me Kolumbian, dhe vetëm pas shtatë minutave lojës, Thiago Silva zhbllokon rezultatin duke sjell në epërsi nikoqirin e këtij Botërori.

Skuadra e Felipe Scolarit edhe pas golit të avantazhit ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë, madje lojën më të bukur deri më tash të zhvilluar në këtë Botëror.

Brazilianët krijuan edhe dy-tri raste mjaft të mira në pjesën e parë, por që nuk përfunduan në portën e kolumbianëve.

Edhe Kolumbia pati shansin për barazuar rezultatin, por pa mundur të gjejnë rrjetën e brazilianëve, kështu që pjesa e parë u mbyll me epërsinë e nikoqirëve prej 1-0.

Lojë më ritëm shumë të shpejtë është luajtur edhe në fraksionin e dytë.

Ishin brazilianët që edhe në këtë pjesëlojë kishin dominim në terren duke atakuar më shpesh portën e kolumbianëve.

Atmosfera në stadium shpërthen në minutën e 68-të kur mbrojtësi David Luiz shënon një super gol nga goditja e lirë dhe dyfishin epërsinë e Brazilit në 2-0.

Pas golit të pësuar, kolumbianët më gjitha forcat u vërsulen drejt portës braziliane, dhe në minutën e 80-të, James Rodriguez ngushtojë epërsinë në 2-1 nga pika e bardhë, ky është goli i gjashtë i yllit kolumbian në këtë Botëror.

Ky gol i motivoi edhe më shumë kolumbianët të cilët në minutat e mbetur bën presion të madh drejt portës së Cesarit, por sa për të shënuar golin e barazimit.

Brazili arrin gjysmëfinalen e Kupës së Botës, derisa Kolumbia më këtë ndeshje i jep fundin aventurës në Brazil.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...