Sulmuesit e aeroportit “Ataturk”, kishin planifikuar të mbanin udhëtarët peng

PUBLIKUAR

Sipas medieve turke, tre sulmuesit vetëvrasës që të martën mbrëma kryen sulm terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll, kishin planifikuar t’i mbajnë si peng udhëtarët.

Sulmi në aeroportin Ataturk, konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës që ka ndodhur gjatë këtij viti në Turqi, ku mbetën të vrarë 44 persona, transmeton Telegrafi.

Sipas të përditshmes turke “Sabah”, sulmuesit vetëvrasës kishin planifikuar të kapin dhjetëra udhëtarë dhe t’i mbajnë peng para masakrës, por pasi që nuk kishte shkuar siç e kishin planifikuar ata hodhën veten në erë.

“Sabah”, gjithashtu shkruan se sulmuesit kishin veshur “pallto edhe përkundër temperaturave të larta që po mbizotërojnë në Turqi, me qëllim që të fshihnin jelekët e mbushur me eksploziv, që ia tërhoqën vemjen autoriteteve. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...