Sulmuesi i Romës në Chelsea, mungon vetëm konfirmimi zyrtar

PUBLIKUAR

Mediat italiane raportojnë se transferimit të Edin Dzekos së Romës në Chelsea i mungon vetëm konfirmimi zyrtar.

Sipas Gazzetta dello Sport, njoftimi zyrtar do të bëhet të mërkurën, pra sot, ose të enjten pasi Dzeko tashmë i ka tejkaluar dyshimet se a ta pranojë apo jo ofertën e Chelseat, transmeton Express.

E Corriere dello Sport pohon se nënshkruajë kontratë shumëvjeçare me “Të kaltrit” dhe do t’i fitojë 8 milionë euro në sezon.

Megjithatë, mësohet se nuk do të ketë asnjë zhvillim të mëtejmë deri sa Roma ta luan ndeshjen kundër Sampdorias të mërkurën mbrëma.

Dzekos pritet t’i bashkohet edhe shoku i skuadrës, Emerson Palmieri, i cili te Roma e humbi vendin si mbrojtës i majtë pas lëndimi dhe mbërritjes së Aleksandar Kolarov. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...