Sulmuesi i Atalantas dëshiron kualifikimin në garat evropiane

PUBLIKUAR

Sulmuesi i ri i Atalantas, Duvan Zapata është gati për të luftuar për një vend në garat evropiane në vitin e ardhshëm pas eliminimit në play-off të Evropa Ligës nga Copenhagen.

“Ende është e dhimbshme, por ne nuk duhet të mendojmë më për të”, ka thënë Zapata, transmeton Gazeta Express.

“Ne i kemi aftësitë për t’u kualifikuar përsëri në Evropa Ligë në këtë stinor”.

Kolumbiani po ashtu foli për largimin e tij nga Sampdoria gjatë kësaj vere: “Kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me fansat dhe me trajnerin, por më pas vendosi klubi që të më shesë. E dija që jam në shitje dhe Sampdoria nuk bëri asgjë që të më mbaj mua”.

“Atalanta ka qenë gjithmonë zgjidhja e parë, më kërkuan më shumë se çdo kush tjetër. Kam pranuar oferta edhe nga klube të tjera, sidomos nga ato kineze, mirëpo as që i kam konsideruar ato”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...